Ish-numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dënohet me katër vite burg nga Gjykata e Posaçme.

Dënimi prej katër vitesh ulet në dy vite e tetë muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Tre të tjerët të akuzuar për korrupsion aktiv janë dënuar me nga një vit dhe me ulje të gjykimit të shkurtuar shkon në tetë muaj.

Për Duron, nën akuzën e korrupsion pasiv ka edhe dënim plotësues për ndalim të ushtrimit të funksioneve për pesë vjet.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kërkoi 4 vite heqje lirie nën akuzën e korrupsionit pasiv. Për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto, SPAK kërkoi  1 vit e 6 muaj burgim. Kurse për Vladimir Topin, administratorin e kompanisë “Dricons” u kërkua 2 vite burgim. Ndërsa për inxhinierin, Silvi Shehi organi i posaçëm i kërkoi 1 vit e 6 muaj burgim.

Sipas SPAK-ut, ata i dhanë Laura Shtetos 330 mijë lekë për të përfituar tenderin e supervizimit të disa qendrave shëndetësore në Tiranë e Durrës.

Ish-sekretarja dhe punonjësja e Ministrisë së Shëndetësisë u arrestuan për të njëjtën vepër penale.

Joana Duro, e cila kishte një vit që e mbante këtë post, u gjurmua nga SPAK pasi iu paguan 330 mijë lekë për favorizim në një tender ku garonin tetë kompani.

Shuma sipas versionit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, iu pagua sekretares së përgjithshme nga Laureta Shteto, me detyrë specialiste e nivelit të lartë të Agjencisë së Shërbimeve Publike të Integruara.

Pas arrestimit të tyre, SPAK arrestoi edhe administratorin dhe inxhinierin e firmës “Dricons” të cilët kishin paguar 330 mijë lek ryshfet me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Duro dhe Shteto i kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërkohë që sipas SPAK, nga audio përgjimet për ryshfetin e marrë nga zyrtarja e lartë, rezultojnë të dhëna për dyshime për abuzime me fondet shtetërore, ku punonjës me funksione shtetërore përcaktonin fituesit e tenderave kundrejt përfitimeve monetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA