Tiranë/ 41-vjeçarja denoncon në polici: Mësuesja dhe drejtoresha e shkollës më kanë dhunuar djalin
12/11/2023 13:48
Një tjetër rast dhune raportohet të ketë ndodhur në institucionet e arsimit.
Një 41-vjeçare ka denoncuar në komisariatin numër 3 në Tiranë se në muajin tetor, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës, kanë ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur.
Policia thotë se po kryhen hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa denoncimi vjen pas ngjarjes që tronditi opinionin publik, ku një vajzë vetëm tre vjeçe u dhunua nga edukatorja në një kopsht privat në kryeqytet.
Edukatorja është është lënë sot në burg nga Gjykata e Tiranës, ndërsa hetimet janë ende duke u zhvilluar.
Top Channel