Shpërthimi masiv rrëzon trenin rus me ngarkesën misterioze, mes dyshimeve për sabotazh nga Ukraina (fotot)

11/11/2023 16:55

Një shpërthim madhor ka nxjerrë sot nga binarët një tren mallrash në Rusi, në aktin që besohet se është një sabotazh nga ushtria e Ukrainës.

Shpërthimi shkatërroi linjën hekurudhore në rajonin Ryazan, rreth 160 km në juglindle të Moskës, në një goditje të re ndaj Putin brenda territorit të tij.

Nuk eshte bere e ditur përmbajtja e ngarkesës se trenit, por një pluhur i bardhë misterioz shihej në disa nga vagonët e përmbysur, që zyrtarisht pretendohej të ishte “fertilizues mineral”.

Incidenti hekurudhor u quajt shpejt ‘sabotazh’ nga autoritetet, pasi u kuptua për cilin mjet bëhej fjalë.

Pamjet e kamerave të sigurisë kishin kapur zhurmën e shpërthimit të fuqishëm që shkatërroi binarët dhe rrëzimin e trenit të rëndë.

Hekurudhat ruse thanë se ngjarja erdhi si pasojë e “ndërhyrjes nga persona të paautorizuar në transportin hekurudhor”.

Përmbysja kishte ndodhur pak pas orës 7 të mëngjesit pranë qytezës së 7 Rybnoye, ku asistenti makinistit kishte pësuar plagë të vogla.

Zhvillimi vjen pasi një sulm me dron u realizua nga Ukriana ndaj një fabrike mjetesh ushtarake në rajonin Tambov në jug të Moskës.

Mediat ruse thanë se fabrika e eksplozivëve u godit mesnatën e të premtes.

Ndërsa në fillim të muajit një predhë ukrainase goditi trenin çisternë në zonën e Donetsk të pushtuar nga Rusia, duke krijuar një zjarr të fuqishëm dhe humbje te karburanteve.

FOTO GALERI
1/4
Një shpërthim madhor ka nxjerrë sot nga binarët një tren mallrash në Rusi, në aktin që besohet se është një sabotazh nga ushtria e Ukrainës.

Top Channel