U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Katër persona janë vënë në pranga pasi organizonin në lokale lojërat e fatit, në kundërshtim me ligjin.
Policia zbuloi tre lokale ku organizoheshin veprimtaritë e paligjshme me kompjutera dhe telefona. Aty janë sekuestruar 7 celularë dhe 3 kompjuterë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, u vunë nën hetim në gjendje të lirë edhe dy persona të tjerë, ndërsa ende vijon kërkimi për një të përfshirë.
45-vjeçari me iniciale A. B. dhe 24-vjeçari M. O., të dy banues në Fier, janë tashmë të arrestuar. 45-vjeçari e kishte vënë lokalin e tij, në lagjen “15-tetori”, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, me kompjuterë dhe me celularë, të cilët përdoreshin nga i riu.
Nga ana tjetër në pranga u vu 46-vjeçari me iniciale F. S., dhe procedimi në gjendje të lirë ka nisur për 64-vjeçarin T. A. dhe 52-vjeçarin Sh. H., të tre banues në Patos. I arrestuari e kishte kthyer lokalin e tij në ambient ku organizoheshin lojërat e fatit. Personat nën hetim u kapën në këtë ambient duke vënë baste sportive, me telefona.
Në lokalin e tretë u arrestua 20-vjeçari K. T., 20 dhe vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit K. J. (alias A. M.), pasi u konstatua se ambienti ku zhvilloheshin bastet sportive ishte i tij. I riu i arrestuat ishte thjesht punonjës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel