Me fenelina policie pa leje në makinë, gjobiten punonjës të administratës shtetërore
10/11/2023 13:10
Policia rrugore ka marrë masa sot masa të rrepta ndaj mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, mes tyre automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, mjeti i ndëshkuar me 40 mijë lekë të reja i përket Delina Ibrahimajt, ministre për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Siç shihet edhe nga videoja e siguruar nga polica, makinat përdorin fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme.
“Kjo veprimtari është pjesë e angazhimit tonë për të siguruar një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë. Nuk ka përjashtime kur bëhet fjalë për sigurinë rrugore”, thuhet në njoftim.
Top Channel