SHBA jep lajmin e mirë për largimin e banorëve të Gazës: Izraeli do të zbatojë pauza katër orëshe çdo ditë

09/11/2023 16:59

“Izraeli do të nisë të zbatojë pauza humanitare katër-orëshe në veri të Gazës çdo ditë për të lejuar njerëzit të largohen”, kështu njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi John Kirby e quajti lëvizjen një hap në drejtimin e duhur dhe shtoi se SHBA-ja dëshiron që pauzat të vazhdojnë për aq kohë sa të nevojiten.

“Pauza e parë humanitare do të shpallet sot dhe Izraeli ka premtuar të bëjë çdo dritare të paktën tre orë përpara”, tha ai teksa shtoi se Amerika ende nuk e mbështet një armëpushim në Gaza në këtë kohë.

Administrata Biden ka siguruar një rrugë të dytë për civilët që të ikin nga luftimet, ndërsa synimet janë që në Gaza të hyjnë të paktën 150 kamionë humanitar çdo ditë.

Top Channel