144 vite nga lindja e Milan Shuflaj! Përkujtohet albanologu kroat, mbështetës i idesë së ilirëve

09/11/2023 19:53

Si sot, më 9 nëntorin e 144 viteve më parë lindi studiuesi Milan Shuflaj.

Albanologu dha jetën në nder të mbrojtjes së tezës së tij që shqiptarët janë pasardhësit e Ilirëve. Për fat të keq grupimi nacionalist “Jugosllavia e Re” e eleminoi atë.

“Në shkurt të vitit 1931 ai në mënyrë barbare rrihet me shufra hekuri derisa jep shpirt mbas disa orësh në një kanal. Autoritet serbe u munduan ta fshehin. Por autoritetet më të mëdha të kohë me në krye Ajshtajnin e ngritën zërin dhe u mor vesh që ai është vrarë  nga qarqe shoviniste të paguar nga qeveria serbe”, tha Pal Trashaj, kryetar i forumit të trashëgimisë kulturore mbarëkombëtare.

Milan Shuflaj lindi në Lepogllav të Kroacisë, më 9 nënor 1879. Në moshën 24 vjeçare ai afirmohet si studiues i përmasave evropiane. Ka botuar “Kufijtë e Shqipërisë në Mesjetë”, “Shqipëria Mesjetare”, Biologjia e Fiseve të Popullit Shqiptar”, etj.

“Milan Shuflaj duhej të vlerësohen në maksimum nga autoritet shqiptare. Por vetëm një rrugë 30 metra mban emrin e tij, me një tabel të njollosur me emrin e tij, dhe një kosh plehrash”, tha Trashaj.

Ai ka shkruar gati 3 mijë tituj librash e artikujsh shkencorë. Ai vritet padrejtësisht në Zagreb, më 19 shkurt 1931, pasi kishte vizituar Shqipërinë.

Jehona e vdekjes së tij u pasqyrua në të gjitha mediat e rëndësishme botërore. Për këtë reagoi edhe Albert Einstein, Josef Bajcza, Karl Fritzer, Lumo Skëndo, Faik Konica etj.

“I bëj thirrje institucioneve të vlerësohen këta njerëz. Të paktën të përkujtohen. Ata meritojnë jo buste, por shtatore”, tha Pal Trashaj.

Top Channel