Zbulime mbresëlënëse po ndodhin në Himarë, të cilat i përkasin periudhës së hekurit të hershëm, shek. XI-X p.Kr.

Përgjatë gërmimeve të muajit tetor u zbulua tuma e tretë, njofton kryeministri Edi Rama, e cila është pranë varrezës tumulare në Himarë, e cila ka elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve të kohës ilire.

Tumat prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin e detit Jon.

“Zbulime mbresëlënëse në Himarë. Përgjatë gërmimeve të muajit tetor u zbulua tuma e tretë, pranë varrezës tumulare në Himarë, që paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve. Objektet e zbuluara në to i përkasin periudhës së hekurit të hershëm (shek. XI-X p.Kr). Tumat prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian. Kultura e dokumentuar në to është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë”, shkruan Rama, ndërsa ka publikuar foto nga objektet e zbuluara.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA