Qyteti i Vlorës mëngjesin e sotëm është zgjuar me reshje shiu të shumta, e cila ka bërë të përmbyten shumë rrugë dhe lagje.

Lëvizja e njerëzve dhe e automjeteve është bërë tepër e vështirë, ku bashkua ka pezulluar përkohësisht lëvizjen.

Në videot e siguruara nga Top Channel, shihet një punonjës bashkie i cili mes shiut dhe ujit deri në gju, drejton trafikin.

Përkatësisht lagjja Pavarësia, zona e Skelës, Lagja 28 Nëntori, Rilindja dhe shumë rrugë, janë nën ujë, ndërkohë që reshjet e shiut vazhdojnë, duke shkaktuar sërish probleme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA