Kryeqyteti është zgjuar me reshje të dendura të shiut këtë të mërkurë.
Reshjet e dendura vijuan për disa minuta, duke shkaktuar përmbytje të rrugëve në disa zona dhe trafik të shtuar.
Edhe në Durrës, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe trafik. Një pjesë e akseve rrugore të qytetit bregdetar, e veçanërisht kryqëzimet kanë qenë nën pushtetin e ujit, duke vështirësuar kalimin për këmbësorët, kryesisht nxënës shkollash dhe qytetarë që nxitojnë drejt vendeve të punës.
Sot parashikohet se reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive më shkarkesa të forta elektrike e breshër.
Gjatë orëve të mbrëmjes parashikohet se reshjet do të ulin intensitetin dhe do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
E njëjta situatë ndodhi të premten e shkuar, ku kryeqyteti u bllokua për orë të tëra nga përmbytja e rrugëve dhe trafiku i rënduar.
Top Channel