Reshjet e dendura kanë përfshirë edhe territorin e qarkut Lezhë.

Gjatë orëve të natës deri në mëngjes, kemi patur reshje shiu me intensitet të mesatar, hera herës deri të lartë, por pa krijuar problem. Sipas të dhënave të Shërbimit Metereologjik Ushtarak, Gjadër dhe Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit kanë rënë mesatarisht 36 mm shi.

Nga strukturat e emergjencave civile të bashkisë Kurbin raportohen problem në rënien e inerteve në rrugë në njësinë Adminitrative Milot, në fshatin Shkopet, po kështu raportohet dhe në fshatin Delbnisht, afër kufirit me fshatin Shullaz. Në Shkopet janë prezent edhe forcat e policisë Kurbin qe po disiplinojnë trafikun. Vijon puna për pastrimin e inerteve nga rruga.

Sakaq, në bashkinë e Lezhës nuk raportohen probleme.

Në Mirditë, strukturat e mbrojtjes civile raportojnë probleme në qytetin e Rreshenit, nga dalja e lumit (përroit) të Zmejës. Përroi ka dalë në disa zona nga shtrati, dhe si rezultat ka prezencë uji në oborret e disa banesave dhe në brendësi të një shtëpie.

Strukturat e mbrojtjes civile dhe forcat zjarrfikëse të bashkisë po punojnë për normalizimin e gjendjes. Lumenjtë Drin e Mat deri tani kanë rritje të prurjeve të ujit, por pa problem. Nuk raportohen probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, kurse me dhe energji elektrike kemi patur ndërprerje të furnizimit, kryesisht në zonat rurale, për shkak të rrjetit të amortizuar.

Të gjithë brigadat e OSSH ndodhen në terren për riparimin e avarive, por për shkak të motit të keq dhe për të ruajtur sigurinë e kushteve të punës, elektricistët e OSSH bëjnë kujdes dhe nuk mund të punojnë, deri në normalizimin e reshjeve dhe ndalimit të shkarkesave atmosferike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA