Një aksident me dy të plagosur është shënuar gjatë mbrëmjes së në Rrugën e Arbërit.

Sipas policë së Matit, bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit në Urën fshatit Fshat,ku drejtuesi i automjetit tip Volswagen me targa AA379YY ka humbur kontrollin duke u përmbysur në anë të rrugës,ku për pasojë janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri.

Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e automjeteve që lëvizin në këtë segment rruge, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe dhe ambulanca, të cilët kanë bërë të mundur transportimin e dy të plagosurve drejt spitalit ku u është dhënë ndihma e para. Sipas bluzave të bardha të spitalit të Klosit, mësohet se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia lokale e Matit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, paraprakisht mësohet se ka qenë humbja e kontrollit të automjetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA