Foto Ilustruese

Edhe pse mund të ecim në trotuar jeta jonë nuk është e sigurt pasi janë bërë të shpeshta aksidentet rrugore, makina që përfundojnë në trotuar, duke dëmtuar kalimtarë të pafajshëm.

Këtë të martë kreu ndërhyrje kirurgjikale vajza cila u aksidentua bashkë me shokun e saj duke ecur në trotuarin pranë kryeministrisë, për të cilët mjekët fatmirësisht thonë se të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Por përsa sa kohë ka të rinj që tejkalojnë shpejtësinë në rrugët e qytetit, duke bërë që makinat e tyre të fluturojnë si në këtë rast apo dhe në rastin e aksidentit tek diga e liqenit, askush nuk është i mbrojtur, as vetë polici që bën sikur nuk i shikon apo që u vë gjoba të përsëritura, e nuk u heq lejen e drejtimit. Numri i përdoruesve të drogës është rritur ndjeshëm dhe janë po ata që shkaktojnë dhe aksidente brenda qytetit.

“Një predominancë në spitalin tonë kanë traumat e aksidentet, pasi kanë një energji të madhe ku ka dëmtime të shumta të organeve dhe sistemeve të trupit të njeriut dhe që kërkon një trajtim të madh dhe të gjatë në kohë. Koha e rikuperimit mund të jetë nga disa muaj deri në një vit apo më shumë se një vit. Fatalitet janë të larta por dhe invalidideti që ndodh pas një aksidenti mbetet ende në shifra të larta”, tha mjeku ortoped prof. Zamir Demri.

Demri bën thirrje dhe të mos tregohet tolerancë për shpejtësinë sidomos në rrugët brenda qytetit.

“Në një pjesë të madhe aksidenti vijnë për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dh të shpejtësisë të madhe të palejuar që aplikojnë drejtuesit. Unë vetë që banoj  në qytet shoh shumë makina që ecin me shpejtësi të lartë brenda qytetit dhe ndoshta këtu bëj thirrje dhe apel shpejtësia e lartë brenda qytetit duhet të jetë e patolerueshme në mënyrë kategorike. Ajo mund të quash pa frikë vrasje. Një makinë që ecën shumë shpejt në qytet natyrisht do të godasë dikë në një qytet të mbipopulluar”, shtoi ai.

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin shtator janë regjistrua 93 aksidente rrugore dhe janë plagosur 123 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA