Shkencëtarët kanë zbuluar enigmën e vendndodhjes së kokës së një ylli deti.
Ata kanë arritur në konkluzionin se trupat e yjeve të detit janë në fakt një zgjatim i kokës së tyre, duke zgjidhur një mister shekullor.
Sipas një studimi të botuar në Nature, këto krijesa të veçanta, kanë zona të ngjashme me kokën në secilën nga gjymtyrët e tyre.
Studimet gjenetike treguan se krijesat magjepsëse kanë një kokë në çdo gjymtyrë, tha autori udhëheqës i studimit, Laurent Formery.
“Duket sikur yllit të detit i mungon plotësisht një trung dhe koka zvarritet përgjatë trupit të tij”, shpjegoi studiuesi.
Ndryshe nga shumë kafshë, duke përfshirë insektet, zvarranikët, zogjtë, gjitarët dhe njerëzit, të cilët kanë simetri në të dyja anët e trupit, yjet e detit kanë simetri radiale pesëfish. Kjo lloj simetrie e bën të vështirë dallimin e tipareve të një ylli deti.
Shkencëtarët planifikojnë të ekzaminojnë më tej yjet e detit për të parë nëse kokat e tyre të shumta mund të strehojnë edhe trurin e shumëfishtë.
Yjet e detit i përkasin kategorisë së ekinodermës, së bashku me gjithashtu iriqët e detit dhe kastravecat e detit.
Top Channel