Call center i bllokuar

Prej së paku 6 muajsh 75 të rinj ishin punësuar në 2 “call center” të pa regjistruar.

Njëri në rrugën e Kavajës në kryeqytet, e tjetri në Gjirokastër. Puna e tyre ishte kryesisht natën, ku telefononin në kontinente të ndryshme dhe bindnin qytetarët që të investonin në bursa që rezulton se ishin fiktive. Në këtë skemë mashtrimi fitoheshin mijëra euro që pronarët dhe bashkëpunëtorët e tyre i pastronin në biznese private.

Policia kishte rënë në gjurmë të këtij aktiviteti të paligjshëm dhe në finalizim të operacioni u vunë në pranga 8 persona mes tyre 3 vajza të cilët vetë apo nëpërmjet të afërmve pastronin paratë e përfituara. Ata akuzohen për “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 13. 5 mijë euro, një automjet luksoz, si dhe pajisje teknologjike të përdorura për mashtrimin, si dhe lista të gjata me qindra emra të të huajve të mashtruar.

Autoritetet po vijojnë hetimet intensive për të identifikuar dhe për të arrestuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për të gjurmuar dhe për të sekuestruar asetet e përfituara nga kjo skemë mashtrimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA