Shahu është një ndër sportet më të pëlqyer në vendin tonë që radhitet mbas futbollit.

Por, kushtet në të cilat stërviten shahistët tanë, lënë për të dëshiruar. I quajtur sporti i mendjes i ka sjellë vendit tonë plot trofe sidomos nga brezi i ri që e ka përfaqësuar denjësisht shahun në rang ballkanik e botëror.

Madje, vetë kryeministri Rama do i dedikonte një status në “Facebook” Kler Çakut, 13-vjeçares që u shpall kampione Europe për vajzat deri në moshën 14 vjeçare. Çaku u shpall kampione Europe në Kampionatin e Rapidit i zhvilluar në fillim të tetorit në Slloveni.

Disa ditë më vonë, në Durrës u organizua evenimenti më i madh i shahut i organizuar në Shqipëri ndonjëherë, me një pjesëmarrje rekord prej 110 ekipesh dhe 900 personash, ndër to 30 nga 50 kampion botërore. Edhe këtu shahistët shqiptarë arritën rezultate shumë të mira. Por, përveç këtyre rezultateve dhe statuseve në “Facebook”, këta shahistë nuk përfituan asgjë, edhe pse ligji ua jep. Ata ende sot e kësaj ditë nuk janë shpërblyer nga ministria për arritjet e tyre, ndonëse në VKM nr 789 dt 15.12.2021 shprehet qartë se Ministria e Arsimit dhe Sportit duhet t’i shpërblejë. Gjithashtu këta shahist që ngrenë imazhin e Shqipërisë në botë nuk kanë as një sallë ku të stërviten.

Pikërisht për këto probleme në Fiks Fare u ankua trajneri i tyre Kristaq Andoni. Ai pohon se problemet janë me ministrinë e cila del kundër VKM-së, pasi sipas ministrisë kjo moshë nuk përfshihet në VKM për shpërblim.

Në Ministrinë e Arsimit e Sportit, kanë shkuar disa kërkesa për shpërblimin e shahistëve të cilët kanë fituar gara ballkanike apo europiane, ku është cituar edhe VKM në bazë të cilës duhet të shpërblehen, por ministria në përgjigjen zyrtare në 16 mars 2023 thotë se kjo VKM nuk përfshin fituesit që janë nën moshën 18 vjeç, pasi në këtë VKM përfshihen vetëm të rriturit dhe të rinjtë.

Por në 29 dhjetor 2022, kampionia aktuale e Europës edhe pse 12 vjeç në atë kohë ka marrë shpërblimin nga ministria bashkë me trajnerin e saj. Kështu që bie poshtë përgjigjja që ministria kthen për kampionët shahistë, pavarësisht moshës.

Përsa i përket sallës së stërvitjes, aktualisht ua ka vënë në dispozicion kisha, por jo shteti.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA