Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur më 3 nëntor në një kishë në Madonna Pellegrina në Itali.
Sipas mediave italiane, një grua shqiptare 39-vjeçare ka hyrë në kishë gjatë një ceremonie mortore duke bërtitur “Allahu Akbar” dhe ka tentuar të rrëzojë statujën e një shenjtori.
Gruaja shqiptare e identifikuar si Marinela Murati, u ndalua nga dy oficerë policie por në ato momente humbi ndjenjat. Oficerët i dhanë menjëherë ndihmën e parë duke e transportuar në spitalin e Vigevanos, ku dhe mësohet se ka ndërruar jetë.
Dy policët janë vënë nën hetim nga prokuroria e Pavias pasi nuk dihet nëse neutralizimi i gruas nga ata lidhet me vdekjen e saj.
Dy oficerët po hetohen për vrasje nga pakujdesia. Ndërkohë që prokuroria ka urdhëruar edhe kryerjen e autopsisë, të planifikuar për këtë të mërkuarë. Sipas mediave italiane, shqiptarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Top Channel