Ilir Meta merret në pyetje nga SPAK: Telenovelë që është gjykuar dy herë! Jam i gatshëm të përballem me drejtësinë

08/11/2023 11:38

Në orën 9:10 minuta, i shoqëruar vetëm nga një truprojë i Gardës, ish-presidenti Ilir Meta hyri në SPAK për herë të dytë brenda këtij viti.

Dosja Cez -Dia, e regjistruar nga SPAK si një histori e mbartur nga ish prokuroria e krimeve të rënda, i ka ngritur sërish temperaturat pas lirimit të Kastriot Ismailaj, pronari i kompanisë DIA, i cili është larguar në Vjenë pranë familjes që ka marrë azil.

Hetimet siç mëson Top Channel janë regjistruar nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë. Por për ish presidentin, aktualisht kreu i PL-së, kjo çështje është politike me synimin e shpërqendrimit të vëmendjes.

Nuk ekziston asnjë akt, asnjë shkresë, asnjë dokument, asnjë vendim në interes të askujt. Kjo është çështje që është gjykuar dy herë në të kaluarën. Diktohet politikisht nga Edi Rama për të shmangur vëmendjen e tij nga skandalet. Dëshmitë e rreme janë në modë sepse kemi një qeveri që kërkon të shmangë vëmendjen e saj nga skandalet e jashtëzakonshme. Unë jam këtu në respekt të ligjit, ua thashë, asnjë akt asnjë vendim nga Ilir Meta në interes të askujt. Nuk më habit asnjë keqpërdorim i misioneve të drejtësisë. Unë jam këtu përball jush, të gjitha aktet e mia dhe askush nuk duhet të ketë iluzione. Nuk jam këtu për të dhënë përgjigje për çdo lloj mashtruesi, janë dy gjykime për këtë çështje dhe asgjëkund nuk është përmendur emri im. Do përballemi edhe me ju, edhe me drejtësinë.”– tha Meta.

Megjithatë Top Channel mëson se Ismailaj, i shpallur fajtor për dy akuza pasi drejtoi një skemë mashtruese për vjeljen e borxheve duke i shkaktuar shtetit një dëm disa milionë eurosh, ka folur para prokurorëve. Se çfarë ka thënë ai, mbetet sekret.

Por Ilir Meta, emri i të cilit është denoncuar edhe në dy çështje të tjera në SPAK, nga batuta “Me qetësi dhe dashuri”, është në një tjetër.

I pyetur se çfarë parashikon nëse gjendja rëndohet? Meta përgjigjet se nuk është i shqetësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA