Për të gjithë shqiptarët në Belgjikë dhe Luksemburg, sonte më datë 8 nëntor filmi juaj i shumëpritur “Në Kuadër të Dashurisë’’ mbërrin në kinema.

Pas Premierave të sukseshme në vend dhe rajon, “Në Kuadër të Dashurisë” tashmë është në dispozicion për të gjithë shqiptarët në Belgjikë dhe Luksemburg që dëshirojnë të shijojnë këtë krijim fantastik të kinemasë shqiptare.

Prodhim i Top Channel Films me producentë Ledion Liço, regji të Koloreto Cukali, një kast ëndrrash nga aktorët profesionistë e deri tek personazhet publikë më në zë të momentit, filmi tregon historinë e dashurisë të një çifti të martuar prej shtatë vitesh dhe praninë e familjeve të tyre në ulje ngritjet e një marrëdhënieje.

Për 95 minuta “Në Kuadër të Dashurisë’  premton një komendi romantike tërheqëse që do t’ju largojë nga rutina dhe do t’ju sjellë një valë të freskët emocionesh!

Mos e humbisni mundësinë e një mbrëmje të mrekullueshme plot emocione dhe të qeshura në kinema sonte në Bruksel, Antwerp, Ghent dhe Kirchberg.

Top Channel