Foto Ilustruese

Këtë të mërkurë në orën 10:00 ishte parashikuar të nisë seanca pas kërkesës së avokatëve të Sali Berishës, të cilët kërkojnë shuarje mase për shkak të afateve, seancë e cila u shty për në orën 13:00.

Të njëjtën kërkesë për shuarje ose zbutje mase kanë dërguar edhe avokatët e Jamarbër Malltezi, i cili është i dyshuar për korrupsion pasiv.

Avokati Gjokutaj shtroi arsyet se pse duhet të shuhet masa e sigurisë, kërkesë e cila është depozituar edhe më herët.

Kërkesa në GJKKO-së shqyrtohet nga gjyqtarja e shkallës së parë, Irena Gjoka.

Top Channel një ditë më parë zbardhi ekskluzivisht vendimin e gjykatës për Sali Berishën dhe kalvarin e oficerëve për t’i dorëzuar masën ish-kryeministrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA