Deputetët demokratë kanë hyrë nga dritarja për t’u futur në Kryesinë e Kuvendit.

Fillimisht kanë hyrë Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu dhe Saimir Korreshi, të cilët kanë nxjerrë nga dritarja një karrige që të ndihmonin Flamur Nokën dhe Ervin Salianjin.

Kjo e hënë është përfshirë nga situatë e pazakontë, ndërsa Garda ka rrethuar Kryesinë.

Tetë deputetë opozitarë nuk janë lejuar të hyjnë në kryesinë e Kuvendit për shkak të përjashtimit nga Sekretariati i Etikës. Top Channel mëson se deputetët e drejtuar në Kryesi për të marrë pjesë në një mbledhje të thirrur nga Gazment Bardhi në orën 10:15 janë ndaluar nga Garda e Republikës.

Punonjës të shumtë të Gardës së Republikës ndodhen në vendngjarje, pasi kanë marrë urdhër të mos lejojnë deputetët të hyjnë në Kryesi, ndërkohë që po zhvillon mbledhjen online Komisioni i Ekonomisë, ku po diskutohet Projektbuxheti i vitit 2024.

Në këtë situatë, Flamur Noka ka kapërcyer kangjellat dhe ka hyrë në oborrin e Kuvendit.

FOTO GALERI
1/39

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA