Nallbati në SPAK/ Deputeti: Në parlament ndodhin gjëra më të turpshme

06/11/2023 12:48

Bledjon Nallbati, deputeti që u konfliktua në Kuvend me kolegun Vullnet Sinaj disa ditë më parë është paraqitur në SPAK këtë të hënë.

“Spak-u do të bëjë punën e vet , ne do të bëjmë punën tonë, unë nuk ndërhyj në punën e SPAK-ut. Ka një endim që e ka përcaktuar këtë punë, ajo që ka ndodhur me rastin e Strazimirit, ajo që ka nodhur në rastin tonë nuk kanë asnjë ngjashmëri me njëra-tjetrën. Gjithsesi strukturat të bëjnë punën e vet. Nuk kam qëlluar njeri, më ka tërhequr, më ka shtyrë, e kam shtyrë. E kam deklaruar edhe një herë tjetër që të tilla veprime nuk nderojnë askënd, por në atë parlament ndodhin gjëra më të turpshme se aq, të cilat janë vjedhja masive që po u ndodh qytetarëve çdo ditë”, tha Nallbati.

Kallëzimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për incidentin mes deputetëve Vullnet Sinaj dhe Bledjon Nallbati në Kuvend, u bashkuan në një të vetme nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kallëzoi penalisht deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sinaj.

Duke përmendur goditjen e Sinajt, në kallëzimin që mban firmën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, pretendohet se Nallbati ka konsumuar veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

I denoncuar për akuzën “goditje për shkak të detyrës” të deputetit socialist Vullnet Sinaj, Nallbati përdori si mburojë një kallëzim tjetër, firmosur prej Gazment Bardhit, ku kërkohen hetime për të njëjtën vepër por me të denoncuar deputetin socialist.

Veprimet hetimore do të vërtetojnë se cili deputet goditi dhe kush u godit dhe nëse mund të konsiderohet apo jo sulmi goditje për shkak të detyrës si parlamentarë.

Incidenti ndodhi të hënën, pasi deputetët e opozitës penguan vijimin e rendit të ditës në Kuvend dhe krijuan tensione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA