“Viti hyn me këmbë të mbarë për shqiptarët”/ Rama për “Buxhetin 2026”: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike Kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini do të drejtojë Bashkinë e Vlorës në dy vitet e ardhshme, deri në zgjedhjet e 2027.
Në përfundim të numërimit të 231 kutive të votimit, Mersini, e cila për pak javë mbajti edhe mandatin e deputetes, ka rezultuar fituese me më shumë se 13 mijë vota ndaj rivalit të saj të pavarur, por të mbështetur nga opozita, Dionis Sota.

Në një prononcim për mediat në përfundim të procesit të numërimit ajo tha se ishte e kënaqur me pjesëmarrjen në votime, ndonëse 12.54% e qytetarëve me të drejtë vote shkuan për të votuar.
Kandidatët morën votat:
Brunilda Mersini (PS) – 15672 vota ose 78.44%.
Dionis Sota (I pavarur) – 2333 vota ose 11.68%.
Gjergji Nika (I pavarur) – 1975 vota ose 9.88%.
Top Channel