Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat nga dritarja e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa deputetët demokratë tentuan të hynin në çdo mënyrë brenda godinës.

Berisha: Ata që janë aty janë të gjithë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, deputetë me imunitet. Kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti, deputetët nuk janë ndaluar të marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar. Frika dhe tmerri i Edi Ramës, bënë që ai të urdhërojë Lindën e tij në aktet më të turpshme, më antiligjore. Kjo sallë këtu është salla e mbledhjeve të grupit parlamentar të PD. Edi Rama ka frikë, ka tmerr nga mbledhja e grupit parlamentar të PD. Shikoni deri ku arrin verbëria e tyre politike. Pra, sipas tij, ata që i përjashton ai nga aktiviteti parlamentar, nuk mund të marrin pjesë në mbledhjen e grupit të tyre parlamentar. As Lukashenko, as Putini nuk mund të japin dhe nuk kanë dhënë ndonjëherë një urdhër të tillë. Kjo është fytyra e Edi Ramës, ky është morali i Edi Ramës. Ja ku jemi këtu ne, të mbledhur. Ne vazhdojmë betejën tonë.

Siç e shihni ne po mbrojmë Kushtetutën nga një bandë kriminale e kryesuar nga Edi Rama, i cili i tmerruar nga grupi parlamentar dhe PD, jep urdhra të tillë që nuk i ka dhënë kush kurrë. Ne kemi mbledhjen e grupit parlamentar, deputetët ja ku janë, nuk lejohet kryetari i grupit me ardhë në mbledhje. Histori më të turpshme nuk ka. Por e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi. Deputetët dhe populli opozitar nuk tërhiqen, por ti po tregon fytyrën dhe moralin tënd të vërtetë si pasardhës i xhelatëve të dikurshëm të popullit shqiptar. Kështu po sillesh me parlamentin. Pasojat do bien mbi ty, zemërimi i shqiptarëve do bjerë mbi ty. Turp, 1 mijë herë turp!

Deputetët demokratë kanë hyrë nga dritarja për t’u futur në Kryesinë e Kuvendit.

Fillimisht kanë hyrë Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu dhe Saimir Korreshi, të cilët kanë nxjerrë nga dritarja një karrige që të ndihmonin Flamur Nokën dhe Ervin Salianjin.

Kjo e hënë është përfshirë nga situatë e pazakontë, ndërsa Garda ka rrethuar Kryesinë.

Tetë deputetë opozitarë nuk janë lejuar të hyjnë në kryesinë e Kuvendit për shkak të përjashtimit nga Sekretariati i Etikës. Top Channel mëson se deputetët e drejtuar në Kryesi për të marrë pjesë në një mbledhje të thirrur nga Gazment Bardhi në orën 10:15 janë ndaluar nga Garda e Republikës.

Punonjës të shumtë të Gardës së Republikës ndodhen në vendngjarje, pasi kanë marrë urdhër të mos lejojnë deputetët të hyjnë në Kryesi, ndërkohë që po zhvillon mbledhjen online Komisioni i Ekonomisë, ku po diskutohet Projektbuxheti i vitit 2024. Në këtë situatë, Flamur Noka ka kapërcyer kangjellat dhe ka hyrë në oborrin e Kuvendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA