Seanca plenare në Kuvend, policia ndërmerr masa të shumta sigurie. Rrethohet i gjithë perimetri, një autobot uji vendoset pranë institucionit
Një 19-vjeçar ka denoncuar në polici se është rrëmbyer me forcë në një automjet dhe është ushtruar dhunë ndaj tij në Gjirokastër.
Shkak për këtë është bërë një konflikt për motive të dobëta. Si rezultat u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit M. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër dhe K. Xh., 25 vjeç, banues në Vlorë, si dhe një shtetas 15 vjeç (djali i shtetasit M. M.), për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel