Një erë e re po fryn në protokollet mjekësore ku mjekët të mos merren vetëm me një organ por edhe me pasojat që jep trajtimi mjekësor për organe të tjera.

“Sot paradigma e re e ardhur në 9 tetor të këtij viti nga Shoqata e Amerikane e Kardiologjisë thotë që ne të sëmurët me diabet, me probleme zemre, probleme veshkave me obezitet duhet t’i trajtojmë në një bllok dhe të mos i mjekojmë veç e veç. Ata përçojnë filozofinë e një sindromi që e quajnë “CKM sindromë”, tha Prof. Myftar Barbullushi – bordi i drejtues i Shoqatës Europiane për SEE dhe ISN.

Në se kardiologët do të trajtojnë vetëm problemet e zemrës pa parë shkakun që mund të jetë veshka nuk kemi shpëtuar pacientin sqaron prof. Barbullushi

“David Cynger kandidat për Nobel thotë se nëse shohim sëmundjet kardiovaskulare vetëm dhe i marrim të veçuara, jo në bllok, me gjithë miliardat që harxhohen për të trajtuar ata me bypass, me stenda, defibrilatorë e transplant, nuk arrijmë të fitojmë më shumë se 1.5 vite jetë, sepse i sëmuri edhe kur mbijeton problemeve të zemrës vdes nga probleme të organeve të tjera nga hemoragjia cerebrale, nga veshkat, diabeti, etj”, shtoi më tej ai.

Është parë që të tre sëmundjet kanë të njëjtin shkak, pasi mjekët thonë se kanë të njëjtin trajtim. Studimet tregojnë se tek një person i moshës 60 vjeç e lart, probabiliteti që të humbë jetën është 4.3%.

“Nëse ai është me diabet shkon diku me 5.66, nëse ai është vetëm me veshka dhe jo me diabet shkon 9.8 %, duke treguar sa i rëndësishëm është problemi i veshkës, në qoftë se pastaj diabeti bashkohet me probleme të veshkës atëherë 6 herë më shumë ka mundësi të vdesë. Dhe e dini nga vdes? Nga sëmundjet e zemrës sepse e lidhur fuqishëm, zemra, veshka dhe diabeti herë pas here veshka përçon sinjale tek zemra. Grupi i ri që po bën mrekulli sot që po materializon ëndrrën e një bote pa dializë, ëndrrën e parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare para se të shfaqet. Ky grup preparatesh është një grup që kërkon mbështetje jo vetëm nga mjekët por edhe nga strukturat politike“, u shpreh Prof. Myftar Barbullushi – bordi i drejtues i Shoqatës Europiane për SEE dhe ISN.

Top Channel