Java kulturore Hungareze/ Në Tiranë mbahet festivali “Hungarissmo”

04/11/2023 12:38

Java Kulturore Hungareze në Tiranë vjen me një sërë aktivitetesh.

Festivali “Hungarissimo” nisi më 2 nëntor me çeljen e një ekspozite të artistes hungareze Anna Konya. Ekspozita me vepra të artit abstrakt, e tematizuar rreth konceptit të lirisë, do të jetë e hapur për publikun te MHK përgjatë gjithë Javës Kulturore Hungareze deri në 6 nëntor. Gjithashtu sporti dhe muzika do të ndërthuren në  eventin “Chess ‘n Jazz” .

“Jemi shumë të lumtur që me kaq shumë artistë dhe njerëz të arteve të ndryshme po prezantohemi këtë edicion 2023, me chaz and jazz. kemi një grand master nga Budapesti. Me teatër, që janë Djemtë e Rrugës Pal, por që është e përpunuar për 200 vjetorit e poetit kombëtar Shandër Petëfi”– shprehet pianistja Almira Emiri.

Një tjetër ekspozitë dedikuar trashëgimisë së Sándor Petëfi, poetit kombëtar të Hungarisë”, u çel në një nga galeritë e qytetit. Duke qenë se kjo javë i kushtohet 200 vjetorit të lindjes së poetit.

Shqipëria dhe Hungaria kanë një sërë të përbashkëtash. Vitin e shkuar folëm për Skëndërbeun dhe Geraldinën. këtë vit do të festojmë 200 vjetorit e poetit tonë kombëtar Shandër Petëfi.

Java Kulturore vijon me aktivitete në Vlorë. Dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Top Channel