E rëndë në Vlorë/ 22-vjeçarja rrëzohet nga kati i 5-të i një pallati, gjen vdekjen e menjëhershme
04/11/2023 10:39
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në lagjen ‘24 Maji’ në Vlorë hu ka humbur jetën një 22-vjeçare.
E reja e identifikuar si Vivje Lamaj dyshohet se është rrëzuar nga kati i 5-të i një pallati në rrethana ende të paqarta.
Vajza ka rënë mbi një makinë të parkuar poshtë pallatit ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka vendosur shiritin rrethues në vendngjarje.
Edhe në Durrës, një 21-vjeçar dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në pallat.
Top Channel