Pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku një vajzë gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga kati i 5-të i pallatit, një i ri ka rënë nga ballkoni në Durrës.

Viktima 21 vjeç, i identifikuar si Klajdi Tota, ka qenë bashkë me të vëllanë në banesë, pasi sipas burimeve në vendin e ngjarjes, prindërit dje kanë shkuar në Kosovë.

Nuk dihet ende në ç’rrethana ka rënë dhe ka humbur jetën menjëherë pasi ka rënë në pjesën e tarracës së objektit.

Trupi i pajetë u zbrit me koshin e automjetit zjarrfikës nga tarraca.

Vetëm dy orë më parë një 22-vjeçare e identifikuar si Vivje Lamaj është rrëzuar nga kati i 5 të i një pallati në rrethana ende të paqarta. Vajza ka rënë mbi një makinë të parkuar poshtë pallatit ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Top Channel