Reshjet e dendura të shiut i kanë lënë vendin dëborës së parë në zonat malore të Bulqizës, të cilat kanë sjellë ulje të temperaturave.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si malet janë zbardhur nga dëbora.

Nga ana tjetër prej dy ditësh reshjet e dendura të shiut kanë sjelle probleme në rrugët nacionale dhe ato rurale të Bulqizës, deri në bllokime për shkak të rrëshqitjeve të inerteve në disa akse rrugore nacionale.

Më të prekura kanë qenë rruga e Arbrit dhe ato rurale në Njësinë administrative Zerqan në fshatin Ternovë, ku për hapjen tyre kanë ndërhyrë vetë banorët vendas.

Probleme në rrugët rurale ka patur edhe në njësitë administrative Mmartanesh, Trebisht dhe Ostren.

Top Channel