Trafikimi i 300 kilogramë kanabis me destinacion Austrinë, arrestohet një 55-vjeçar

03/11/2023 09:33

Një 55-vjeçar, që dyshohet se është përfshirë në trafikimin e 300 kilogramë kanabisi, që u kapën disa javë më parë, është vënë në pranga.

Kamioni me lëndën narkotike, që ishte fshehur mes dërrasave dhe paletave, u ndalua në 17 shtator në doganën e Malit të Zi.

Në pranga, ranë dy shtetas, babë e bir. Ndërkohë, pas hetimeve, rezultoi se në trafikimin e kanabisit, ishte i përfshirë 55-vjeçari me iniciale E.B., i cili ka ndihmua babë e bir, gjatë tentativës për të trafikuar drogë.

Ndërkohë, për çështjen vazhdojnë hetimet.

Top Channel