Mbante armë dhe municion luftarak në banesë, në pranga 50-vjeçari në Vlorë

03/11/2023 11:51

Një 50-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi mbante në banesë armë dhe municion luftarak pa leje. 

Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit E. M., shërbimet e Policisë në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pushkë, 1 ndezës granate, një sasi fishekësh luftarak, 2 mjete prerëse (thika) dhe 4 celularë.

“Në vijim të operacioneve policore me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për një tjetër rast në këtë fushë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 2””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA