VIP-at shqiptarë zgjodhën personazhe të ndryshëm për festën e Halloween, e kthyer tashmë në një traditë gati në çdo vend të botës.

Kostumi më i preferuar ishte “Familja Addams”, nisur edhe nga fama që mori seriali i Netflix “Wednesday” këtë vit.

Edhe pse më herët synimi i festës ishin vetëm figura të frikshme, me kalimin e kohës të gjithë nisën të inspiroheshin nga filma të ndryshëm, jo vetëm me personazhe negativë, por edhe me persona të vërtetë.

Halloween duket se është kthyer në një festë tepër të pëlqyer edhe nga personazhe të njohur të muzikës, kinematografisë e modelingut në Shqipëri e Kosovë. Disa prej tyre kanë ndarë në rrjete sociale foto nga veshjet e tyre për këtë festë.

Disa prej tyre kanë zgjedhur të publikojnë foto vetëm të fëmijëve të tyre me kostume.

Këngëtarja Zajmina Vasjari ka preferuar të vishet bashkë me dy fëmijët e saj si Morticia Addams dhe dy fëmijët Wednesday dhe Pugsley.

Nga ana tjetër, ish-banorja e Big Brother VIP, Nita Latifi u vesh si Sailor Moon, ndërsa Rita Petro si një shtrigë.

Vëmendje mori Sheila Haxhiraj, e cila zgjodhi të vishej si këngëtarja ikonë shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

FOTO GALERI
5/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA