Fiks Fare/ “Falsifiko shasinë, jep lekë”, pronari i firmës që shet zetorë orienton qytetarin të regjistrojë mjetin bujqësor!

31/10/2023 20:45

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e një pronari firme që shet mjete bujqësore.

Një qytetar nga Lezha, Mati Coli, iu drejtua emisionit investigativ “për të gjetur të drejtën për zetorin që e kam blerë te firma ‘Dedja’ shpk në Kavajë me dokumente të rregullta”.

Sipas tij, mjeti që ka blerë është me dokumente të rregullta doganore, teksa thotë se e ka vlerë në datën 14 mars 2018.

“Ka 2 vjet që kërkoj një targë që të dal në rrugë se kemi tokat, për të qenë në rregull. Shkova në Laç te DPSHTRR. Më kërkuan një numër shasie. Ky ka një numër shasie me letra, po më kërkuan edhe një numër tjetër që nuk e gjejmë në shasi”, thotë Mati Coli.

Më tej pohon se mjeti bujqësor kërkon rregullat e veta.

“Firma ndodhet në Synej Kavajë. Dokumentet janë faturë tatimore shitje, me dogane të paguar. Kontratë noteriale s’më kanë dhënë. Unë me këto letra kam shkuar të DPSHTRR. Nuk gjejmë rrugë për këtë. Më sorollasin jo s’e ka këtu. U them gjejeni ku e ka. Erdhi ai i drejtorisë këtu te shtëpia në mënyrë shoqërorë dhe s’e gjeti shasinë”, pohon qytetari.

Në fund tha se kërkon vetëm që t’i jepet një targë e vogël që të shërbeje si mjet pune. “Unë e kam blerë për 3 milionë lekë. Kërkesa ime është të bëhet me letra asnjë gjë tjetër”, përfundoi ai.

Pas ankesës, qytetari interesohet te DPSHTRR Laç. Takon një punonjës dhe ai i thotë se i duhet numri i shasisë.

“Pa numrin e shasisë me qenë makina ime, s’e bëj dot. E njëjta procedurë është. Pa numër shasie nuk regjistrohet dot. Duhet numri i shasisë që kalon në doganë. Pulla fiskale s’më intereson” i thotë punonjësi, teksa shton se “e kanë të gjitha numrin, pa atë s’kalon në regjistrim mjeti, automjeti”. Po nëse nuk e ka? Punonjës i përgjigjet se nuk regjistrohet. “Duhet të gjendet numri dhe regjistrohet. Është i vetmi zetor që s’e kemi gjetur numrin e shasisë, s’na ka ndodhur asnjëherë me këtë problem”, përfundon ai.

Qytetari shkon më pas te firma “Dedja” në Kavajë. Takon një përgjegjës që i thotë “ik bëje vetë shasinë te pllaka”.

Më tej pohon se vitin e fundit qeveria ka nxjerrë një ligj që kërkon që numri të jetë në trup.

“Ata duhet të shohin se kur ka hyrë ky mjet. Ik bëje te këta që kanë fallco, këto që bëjnë makinat. I thua ma bëj pak këtë numrin në shasi të hekurit. Dhe shkon atje (të regjistrimi) dhe e bën. Realisht ai s’do të nxjerrë telashe. Po janë bërë ti q… k… Unë këtë problem e kam me gjithë qytetet dhe jo vetëm me Lezhën”,  i thotë përgjegjësi.

Qytetari i përgjigjet se atë ditë kur e ka blerë kanë qenë 42 zetorë.

“Të gjithë ashtu janë” i përgjigjet përgjegjësi, teksa i përsërit disa herë se “ik bëjë q… k…”. Pra të falsifikojë shasinë e zetorit që ai vetë ka shitur.

‘S’ka rrugë tjetër. S’kam çfarë të bëj. Unë i kam shitur të gjithë ata zetora. Kanë qenë 4 herë nga 40. Tani këta zetorët e tjerë i kanë bërë me numër shasie që i kërkuan këta. Vetëm zgjidhe me ata, s’ke rrugë tjetër. Tjetër gjë nuk e bën. Këta janë të 2023-shit janë me numër shasie. Zgjidhja bëhet vetëm me atë, jepi ndonjë lekë dhe e bën”, e orienton përgjegjësi qytetarin!

***

DPSHTRR Laç

Qytetari – T’i shohësh këto letra, ato të zetorit. A mund të bëjmë gjë, a s’mund të bëjmë gjë? S’i mund të bëjmë?

Punonjësi – Të atij zetorit që erdha e pashë?

Qytetari – Ee!

Punonjësi – E ke gjetur atë numrin e shasisë?

Qytetari – Tani për Zotin, si i ka parë edhe një njeri i imi, ai thotë që i kanë në rregull në letra. Edhe numrin e kanë.

Punonjësi – A t’kanë thënë që e ka gabim letra a gjë?!

Qytetari – Jo!

Punonjësi – Numri i shasisë na duhet. Pa qenë numri i shasisë, me qenë makina ime, motori, biçikleta ime s’mund ta bëj. Të njëjtën procedurë kanë regjistrimi. Si motori, si makina. Duhet nga dogana. Pa numër shasie nuk regjistrohet ky mjeti!

Qytetari – Shiko pak zetorin tim këtu, ça kërkohet, ça duhet me bë me atë?

Punonjësi – Numri i shasisë me qenë i gdhendur në shasi të mjetit.

Qytetari – Nuk duhet pulla fiskale?

Punonjësi – Tani, a më pyete se çfarë duhet?!

Qytetari – Po!

Punonjësi – T’u përgjigja! Ajo duhet. Ça janë pulla fiskale, budallallëqe s’i duhet askujt. Me gjet numrin e shasisë si me e pas ky këtu (makina). Si e ka ajo, e ka edhe zetori. Të gjitha!

Qytetari – Po e pati diku të fshehur?

Punonjësi – Ncnc. Nuk regjistrohet

Qytetari – Nuk regjistrohet?

Punonjësi – Jo. Mos me e pas nuk regjistrohet mjeti. Nëse e ka, duhet me gjet numrin edhe regjistrohet. Është i vetmi zetor që s’e kemi gjetur.

Qytetari – A ka ndodhur ndonjëherë? A ka ardhur ndonjë mjet pa …

Punonjësi – S’na ka ndodhur asnjëherë.

Qytetari – 42 copë zetora kanë qenë atje kur e kam marrë unë. Ja edhe letrat për kë bëhet fjalë. Ja ku e ke, këtë kam marrë unë, këtë! Me u lidh me Doganën?

Punonjësi – S’ka lidhje fare!

Qytetari – S’ka lidhje, po si e ka zhdoganuar?

Punonjësi – Aa fol me Doganën!

Qytetari – Aa ça mendimi më jep ti mo.

Punonjësi – S’ka lidhje Dogana.

Qytetari – A ka lidhje?

Punonjësi – S’ka me këtë punë.

Qytetari – Po me …

Punonjësi – Me fol me zotërinë që e ke blerë zetorin.

***

Firma “Dedja”, Kavajë

Qytetari – Para nja 4-5 vite kam marrë një zetor këtu, ma ka prurë Elvisi deri te shtëpia në Kallmet. Kam shkuar te DPSHTRR-ja për të bërë letrat se unë 50 metra e kam dhe dal në asfalt. Dhe po dole në asfalt tak policia.

Pronari – Ça mjeti është ai?

Qytetari – Një zetor 25 kuaj fuqi.

Pronari -Ça emri?

Qytetari – Kinez.

Pronari – I ke letrat aty ti?

Qytetari – (I tregon letrat) Letrat në rregull janë po kërkohet një numër shasie, dmth numri i shasisë … Ti i ke bërë në kompjuter atje te zyra.

Pronari – Me një piston e ke ti?

Qytetari – Po me një piston. Ça bëhet?

Pronari – Do shkosh ta bësh vetë. Me shku me e bë. Unë s’e bëj dot!

Qytetari – Ku me e bo?

Pronari – Tani e kanë nxjerrë urdhrin. Këta që bëjnë shasitë e makinave.

Qytetari – Si me e bë vetë?

Pronari – Me të shkruar, siç e ka pllaka.

Qytetari – Me e bë fallco, me e bë kështu me e shkrua vetë. Me marrë ndonjë mjeshtër dhe me e bë thua ti?

Pronari – Me e bë vetë!

Qytetari – Me e bë vetë?!

Pronari – Po! Pse, sepse kur kanë ardhur në fillim kanë ardhur me pllakë, me atë pllakën që është aty. Aty ka të gjitha të dhënat, shasi, grup.

Qytetari – Po e thotë.

Pronari – Bravo. Tani këto nxorën para nja 1 viti, asnjë 1 viti më pak, nuk i bëjmë më se duhet ti kenë në trup.

Qytetari – Atë kërkonte ai  …

Pronari – E di, e di.

Qytetari – Inxhinieri i DPSHTRR-së.

Pronari – E di. Kur ka dalë.

Qytetari – Unë s’ta kaloj!

Pronari – Unë e di tashti.

Qytetari – A e kupton se 50 mijë lekë bën ajo tani. Del në asfalt nuk të thotë gjë kush. Unë s’mund të dalë xhiro në qytet. S’jam tu shku në Lezhë.

Pronari – Mund të fusje me e bë dhe të thotë ai ku e bëre.

Qytetari – Aa pikërisht pra.

Pronari – Këtu fillon problemi prandaj të thashë unë s’ta bëj dot! Atëherë këto shkolla këto që bëjnë fallco numër makinash, kanë pajisjet dhe thotë ma bëj çik këtë numrin në shasi të hekurit. Këtu 1, 2. Se ai 3 numra shasie ka. Dhe shko atje dhe e takon. Realisht si s’do të të nxjerrë telashe. Realisht! Dhe janë bërë për ti q… k… Unë këtë problem e kam me gjithë qytetet, jo vetëm me Lezhën.

Qytetari – Atë ditë që kam qenë unë kanë qenë 42 copë zetora.

Pronari – Bravo. Të gjithë ashtu janë.

Qytetari – Elvisi a është djali?

Pronari – Po.

Qytetari – Ai që ma solli?

Pronari – Po, po, po.

Qytetari – Edhe, a i kam të gjitha dokumentet në rregull po në rregull më tha. Me doganë të paguar, me të tëra ashtu, hajde në rregull. Kur vjen puna …

Pronari – Dëgjo ai mjafton të shohë është vulosur nga këto e këto.

Qytetari – Me të tëra vulat.

Pronari – Vulat e Doganës. Kjo thotë u zhdoganua pa u parë. Pa u parë do të thotë, kur të shihet vjen traktori unë jam me risk, del me pikë të kuqe. Kur vjen me të verdhë thotë u zhdoganua pa u kontrolluar. Do të thotë e ka bërë shteti. Iku.

Qytetari – Numër shasie, numër shasie?

Pronari – Ja tek e ke numrin e shasisë. Shasisë X1610130 …

Qytetari – Nuk e ka në trup thotë!

Pronari – Po në trup s’e ka se nuk e kanë dashur këto atëherë, kur kanë ardhur ashtu vijshin.

Qytetari – Po me e fut në kompjuter këtë (numrin e shasisë) çfarë i del?

Pronari – Traktori, që është ky, ky … Pa numër shasie.

Qytetari – Po numri shasisë?

Pronari – Aman po duan të qisin telashe.

Qytetari – Unë i thashë atij që pllakën dixhitale nuk e bëj, unë jam mjeshtër jam hekraxhi.

Pronari – Po bëjë mo q… k…

Qytetari – Kam 50 vjet që kam punuar me hekra. Unë i thashë pllakën, këtë këtu, s’ta bëj. Tani s’mund ta bëj. Më ka ardhur inxhinieri prej Laçi ma pa parë te shtëpia. Ëë s’mund ta bëj më.

Pronari – Tani …

Qytetari – Mos gjejmë ndonjë rrugë, ndonjë formë pune. Ndonjë diçka?

Pronari – S’ka shanse.

Qytetari – Zetorin e kam në garazh, sikur e kam marrë. Akull të ri.

Pronari – Ti ke një problem tani se ke debatuar me atë.

Qytetari – Nuk kena ça me bë o shok tha, s’bëjmë dot asnjë gjë. Numrat s’i ka, pllanë s’mund ta falsifikoj. Tani për pllakën ti mua më thua falsifikoje?

Pronari – Jo, jo, jo.

Qytetari – Pllakën nuk e bëj dot.

Pronari – Hyn në burg.

Qytetari – I thashë atij mjeshtrit, atij të Laçit, këtij numra që kërkon ti me daltë dhe çekiç unë ti bëj siç janë në origjinal s’mund të luaj centimetrin. Jo më tha futesh në burg. Po normal i thashë po me t’kap futesh në burg. Po tani i thashë ça rruge? Vetëm me firmën me u marrë, firma …

Pronari – Ça ti bëj atij unë? Vetëm po ti vë shasinë në Kinë!

Qytetari – Jo ça forme mund të ndjek unë?

Pronari – Nuk ka rrugë tjetër, nuk ke çfarë bën. Jo ty, po s’kam çfarë u bëj të gjithëve.

Qytetari – Të gjithëve, po ti shite gjithë ata zetora?

Pronari – Po.

Qytetari – Apo i ke prapë?

Pronari – Kanë mbaruar mo burrë.

Qytetari – 40 zetora i ke mbaruar?

Pronari – Qysh 40? Qenë 4 herë nga 40.

Qytetari – Nuk gjejmë ndonjë formë.

Pronari – Vetëm zgjidhe me atë, asnjë gjë tjetër. Nëse e zgjidh me atë e bën.

Qytetari – 5 vjet si ka mbushur hala, po 5 vjet bën tani.

Pronari – Është për me bërë zgjidhjen i thua atit m bë numrat të jap ndonjë lekë. Bëje, zgjidhe. Me e bë vetë?

Qytetari – Ti them të jap ndonjë lekë?

Pronari – Po t’jap ndonjë lekë ta zgjidhim.

Qytetari – Po këtë problem e kanë edhe të tjerët?

Pronari – Të gjithë mo vlla, e gjithë Shqipëria. Ai Zotëria që ka folur me ty i thua ma bëj të jap ndonjë lekë, se bëhet …

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA