Palestinezët e zhvendosur strehohen në spitale nga sulmet e Izraelit, as aty nuk ndjejnë siguri (fotot)

30/10/2023 19:16

Rreth 15,000 palestinezë të zhvendosur po strehohen në spitalin Tal al-Hawa në Gaza, ashtu si të tjerë të dëshpëruar që përpiqen të shpëtojnë nga sulmet izraelite duke u vendosur pranë qendrave shëndetësore.

Mes tmerrit të pamenduar që ka përfshirë qytetin thuajse të rrafshuar nga bombat, Sipas OKB edhe 10 spitale në veri të Gazës kanë marrë urdhra evakuimi nga ushtria izraelite.

Ashraf Al Muzani, banor i zhvendosur i Gazës thotë se erdhi me familjen e tij për t’u strehuar në spital pasi nuk dinin ku tjetër të shkonin.

“Kemi një javë që jemi këtu në spital, nuk kemi arritur të flemë, fëmijët janë të tmerruar nga bombardimet. Mbrëmë ishte e tmerrshëm në Gaza, veçanërisht për zonën Tal al-Hawa ku dëgjonim bombat që binin dhe shpërthimet e tyre”, tha Al Muzani.

“Ne u zhvendosëm nga shtëpitë tona në spital, por bombardimet na ndjekin kudo. Drejtori i spitalit ka marrë kërcënime nga ushtria izraelite duke i thënë se duhet të largojë të zhvendosurit e strehuar aty. Por ku të shkojmë ne? Ka rreth 15,000 njerëz të zhvendosur në spitalin e Al-Quds, ata do të vdesin në rrugë nëse largohen”, shtoi ai për rrjetin AFP.

Ndërsa rezidenti i Gazës, Mohamed Abu Zour, tha se bombardimet e qyteti nga ushtria vijojnë me forcë.

“Bombardimet kanë qenë shumë të fuqishme, fuçitë e eksplozivit ranë në pallatet pranë nesh. Shumë ndërtesa u goditën pranë spitalit të Al Hilal. U goditën me artileri e me raketa, aty kishte fëmijë, ja i shikoni këtu, fëmijë dy apo tre vjeç”, tha ai i përlotur.

FOTO GALERI
1/7
Rreth 15,000 palestinezë të zhvendosur po strehohen në spitalin Tal al-Hawa në Gaza

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA