Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave publike në disa lagje të kryeqytetit

30/10/2023 15:37

Lirimi i hapësirave publike nga zaptimet e paligjshme është në fokus të aksioneve të Bashkisë së Tiranës, e cila edhe sot ka vijuar punën për lirimin e dhe pastrimin e tyre.

Grupet e punës janë përqendruar në rrugët “Seit Bathorja”, “Budi”, “Dhimitër Kamarda”, “Shemsi Haka”, etj, për të liruar hapësirat publike të zëna në mënyrë abuzive nga privatët. Parkingje të bllokuara, lulishte të zaptuara dhe tabela që pengonin lëvizjen e qytetareve ishin objekt i ndërhyrjes, që do të vijojë dhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.


Në këtë aksion, policia bashkiake u mbështet edhe nga Punëtorët e Qytetit. Me mjetet e kësaj të fundit u larguan të gjitha materialet e përdorura për zaptimin e hapësirave publike.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA