Ambasada shqiptare në Athinë promovon figurat më të spikatura të emigracionit, mes tyre Aleksandër Marku dhe Artur Bibe

30/10/2023 12:12

Ambasada Shqiptare në Athinë ka promovuar figurat më të spikatura të emigracionit ndër vite.

Në një mbrëmje gala të organizuar prej ambasadores Luela Hajdaraga, ishin të ftuar personazhe të spikatur të emigracionit shqiptar në Greqi, që kanë promovuar vlerat e atdheut por edhe janë spikatur në jetën ekonomike, politike dhe atë publike në Greqi.

Hajdaraga theksoi shkallën e lartë të intergrimit të emigrantëve Shqiptarë në Greqi, komunitet tashmë tërësisht i integuar dhe pjesëmarrës aktiv në jetën e vendit, vlerat e të cilit në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve janë të gjithëpranueshme.

Personazhe nga gazetaria, arti, kultura dhe biznesi u dekoruan nga Ambasada shqiptare për vlerat dhe kontributin e tyre në miqësinë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Mes të dekoruarve në këtë event ishin edhe dy pjesëtarë të familjes së Top Media, Aleksandër Marku dhe Artur Bibe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA