Sezoni veror që sapo u mbyll ishte më i miri për pikat turistike në Kelmend dhe tani, Lëpusha dhe Vermoshi, po presin turistët që e duan natyrën, vjeshtën dhe ngjyrat e saj të veçanta.

“Sezoni turistik ka qenë shumë i mirë. Çdo vit e më shumë është në rritje. Këtë vit turistet ishin më shume të huaj. Problemi kryesor është fuqia punëtore dhe lënda e parë. Këtu bujqësia dhe blegtoria po bie çdo ditë ndërsa konsumi po rritet“- është shprehur operatori turistik Paulo Nilaj.

Në krahasim me vitet e tjera, për pjesën e turisteve të huaj ka qenë shumë mire. Duket se është në rritje. Shqetësimi me i madh është energjia elektrike sepse tani që nis pjesa e reshjeve apo e shiut, kemi probleme me furnizimin”– shprehet operatori turistik Lenader Cekaj.

Në nisje të turizmit dimëror, shqetësimet e tyre, operatorët turistik të të gjithë veriut i paraqiten në mbledhjen e parë të Komitetit të Menaxhimit të Alpeve, parkut me të madh kombëtar në vendin tonë.

Kryesisht deri tani janë probleme infrastrukturore që kanë këto zona. Lidhen me shërbimet e rrugës, shërbime spitalore, energjia elektrike por e mira e komitetit është që të gjitha këto probleme parashtrohen në këtë tryeze”– shprehet Age Martini, Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër.

Ky komitet ka si detyre që së bashku me bashkitë të mirë planifikojë ndërhyrjen në këto zona, të mirë planifikojë menaxhimin e këtyre zonave”– shprehet prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni.

Krijon një sinergji mes prioritetit për zhvillimin e natyrës por edhe zhvillimit të zonës dhe njerëzve që janë këtu dhe janë me pranë resurseve. Fluksit duhet t’i përgjigjemi me masa kryesisht në menaxhimin e rreziqeve qe sjell ky fluks. Siç është menaxhimi i mbetjeve, infrastruktura pritëse dhe çështjet e sigurisë pasi turistet po aksidentohet dhe nuk ka grupe shpëtimi për alpet“- shprehet Mark Rupa, ekspert për Biodiversitetin dhe Menaxhimin e Burimeve Natyrore.

Me fluksin shumë të lartë të vizitorëve në alpet e veriut, tashmë lind nevoja për më shumë kapacitete dhe zhvillim por duke mos cenuar natyrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA