Turizmi shqiptar vijon të jetë subjekt shkrimesh e analizash në median ndërkombëtare.

Më e fundit një shkrim nga revista hungareze IN.HU.

Në artikull thuhet se dhe pse Parisi, Nju Jorku dhe Bangkoku vazhdojnë të presin një numër rekord turistësh, disa destinacione jo shumë të njohura siç është Shqipëria po tërheqin vëmendjen e udhëtarëve.

Shqipëria theksohen në këtë artikull është renditur mes pesë destinacioneve më trend për vitin e ardhshëm.

Revista hungareze IN.HU shkruan se “Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vitet e fundit, falë historisë së saj të pasur, rivierës mahnitëse dhe kulturës mikpritëse”.

Për ta ilustruar këtë gazetarët hungarez ndalen në qytetin e Vlorës duke.

Shkruajnë se “plazhet e Vlorës janë një eksperiencë e mrekullueshme për t’u eksploruar edhe në muajt e vjeshtës, pasi moti është ende i ngrohtë për t’u çlodhur në rërën e butë dhe admiruar peizazhin ose për shëtitje në mal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA