Aksionet antidrogë vazhdojnë/ Goditen shpërndarësit në Gjirokastër, Lezhë, Mirditë, Berat dhe Durrës

29/10/2023 19:47

Goditja e shpërndarjes së lëndëve narkotike në mjediset që frekuentohen nga të rinjtë vijon të jetë një ndër angazhimet më serioze të Policisë së Shtetit.

Pas operacionit “Tempulli” ku u sekuestruan dhjetëra kilogramë të dograve të ndryshme dhe në pranga ranë mbi 200 shpërndarës, operacioni vijon në qytete të ndryshme të vendit.

Vetëm gjatë 48 orëve të fundit aksionet policore në Gjirokastër, Lezhë, Mirditë, Berat dhe Durrës kanë ndaluar gjashtë persona dhe sekuestruar doza të shumta kokaine dhe kanabis në mjedise argëtimi, të frekuentuara nga të rinjtë.

Goditja sistematike e këtij fenomeni është ndër porositë kryesore që ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka lënë Policisë së Shtetit për domosdoshmërinë e shkatërrimit të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike. Në kohën kur shumë të rinj janë të varur nga lëndët narkotike dhe bien pre e grupeve të shpërndarësve paketa e sigurisë në shkolla ishte masa me e duhur.

Tashmë jo vetëm mjediset e shkollës por edhe perimetri prej 50 metrash në vijë ajrore do të monitorohet nga autoritetet. Ministria e brendshme ka hartuar një projektligj për ashpërsimin e kodit penal për veprat penale që ndodhin Brenda këtij perimetri i cili pritet që shumë shpejt të shqyrtohet në komisionet parlamentare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA