Punonjësi humbi jetën duke krasitur palmat/ Arrestohet drejtuesi teknik i firmës në Durrës
28/10/2023 13:34
Drejtuesi teknik i firmës ku punonte 42-vjeçari që humbi jetën një ditë më parë duke prerë degët e pemëve, është arrestuar për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
Sipas policisë, firma me drejtues teknik Enrik Mahmutajn nuk kishte marrë leje në organet kompetente.
Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen 13 të Durrësit. 35-vjeçari po priste degët e pemëve në zonën ku po kryhen punime për ndërtimin e pedonales kur ra nga vinçi dhe si pasojë e plagëve të marra punonjësi ka humbur jetën.
Në pranga ka rënë edhe drejtuesi i vinçit, Blerim Margeshi, ndërkohë që vijojnë hetimet për ngjarjen
Top Channel