Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë
Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi ishin shpallur në kërkim për ndërtim të paligjshëm dhe prodhim e shpërndarje narkotikësh.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, kanë arrestuar në hyrje të Shqipërisë Arjet Jonuzi.
50-vjeçari, banues në fshatin Çërravë, ishte shpallur në kërkim pasi u dënua nga gjykata e Pogradecit me 1 vit dhe 5 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Ndërkaq, në Korçë është arrestuar 29 vjeçari me inicialet R. Sh., pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel