Detajet e planit të ri për zbatimin e marrëveshjes bazë dhe atij për asociacionin mungojnë edhe një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se ishte i gatshëm të nënshkruajë.
Ai thotë vetëm se plani për vet menaxhimin është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Në takimin e 21 tetorit na është thënë nga emisarët amerikanë dhe evropian që drafti që na e kanë sjellë është në shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të republikës së Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë”, tha Kurti.
Kreu i ekzekutivit tha se ka kërkuar ndëshkimin e Serbisë si palë dekonstruktive.
“Tani është koha që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist dhe kriminal ndaj Kosovës si dhe mosnënshkrimin e marrëveshjeve”.
Ndërkohë, opozita i ka kërkuar llogari dhe ka kritikuar Kurtin për vendimin e një dite më parë, ndonëse ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që i dha mbështetjen.
“Sanksionet nuk na u hoqën, Serbisë sanksionet nuk iu vendosën dhe përfunduam në pranimin e një drafti të asociacionit që kryeministri Kurti dhe Kosova nuk fitoi asgjë”, u shpreh deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.
“Çfarë ndodhi nga data 24 deri sot kur asociacioni që ishte i papranueshëm u shndërrua në të pranueshëm”, pyeti deputeti i LDK-së, Arben Gashi.
“Dje Kosova ka bërë një hap të madh përpara, kryeministri Kurti me pranimin e propozimit të pesëshes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë, shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, atë të Këshillit të Evropës, Charles Micheldhe ndërmjetësin e dialogut, Miroslav Lajçak për të diskutuar planin e ri për zbatimin e marrëveshjes bazë për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, bashkë me planin për asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Top Channel