Redaksia e emisionit Fiks Fare pas transmetimit të gjendjes së shkollës në Bugjon dhe gjendjen e rrugës që lidh tre fshatrat Kokdodë, Aprripë e Gurit dhe Fierzën me Bugjonin, rikthehet përsëri në këtë fshat. Kësaj radhe me lajme të mira.

Biznesmeni Filip Gjoka, i cili ka qenë dikur banor i Bugjonit ka reaguar menjëherë pas transmetimit të Fiks Fare mbi gjendjen që ishte shkolla dhe ura e fshatit. Ai ka shprehur dëshirën për të kontribuar për ndërtimin e dy klasave të kësaj shkolle dhe ndërtimin e urës që lidh këto fshatra me njëra tjetrën.

Gazetarët e Fiks Fare së bashku me biznesmenin Filip Gjoka udhëtuan bashkë drejt fshatit Bugjon ku rishikuan gjendjen e shkollës dhe bënë matjet për ndërtimin e kësaj ure.

Gazetarët e Fiksit gjithashtu takuan një nga mësuesit e kësaj shkolle ku ai tregon klasat dhe problematikat që kjo shkollë ka pasur.Ai shpreh shqetësim për çarjet e mureve, xhamat e thyer, mungesa e tualetit dhe mungesa e dritave. ” Gjatë dimrit shiu që bien jashtë hyn brenda në shkollë. Nxënësit kanë ftohtë sepse shkolla ka lagështi, plus edhe kanë frikë nga pamja e saj” shprehet mësuesi.

Shkolla e Bugjonit gjithsej ka 14 nxënës të cilët vijnë nga fshatrat Kokdodë, Aprripë e Gurit. Përveç problematikave që hasin në shkollë këta fëmijë përballen dhe me problemin e urës.

Pas matjeve që bënë me inxhinierin e Bashkisë Fushë Arrëz për ndërtimin e kësaj ure, u dhanë tre alternative se si mund të ndërtohet të cilat ishin me kontruksion metalik, me kavo ose prej hekuri.

Duke qenë se terreni është i vështirë është menduar që materialet të dërgohen në mënyrë primitive ose nga ajri.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA