Sot konkurrentët e Dancing With the Stars patën provat e fundit pak orë para spektaklit të madh të kërcimit që starton në orën 21:00.

Në këtë episod të provave, Armaldo mendon se është i ‘survejuar’ për çdo veprim dhe sipas tij kritikohet për çdo gjë.

Armaldo: Jam i survejuar, çfarë do të bëj unë edhe një gjë të mirë, do thonë ‘ja ky, do vëmendje, u bë ky’

Marjana: Keq të jesh publik keq jo. Mos mendo shumë

Armalado: E di ku mendoj shumë unë. Nga ata që zhgënjehem, se them pse

Marjana: Pse-në se ka gjetur Sterjo Spase, ta gjesh ti

Visi padyshim nuk kurseu batutat. Sikurse e ka thënë gjithmonë, aktori tha se po e shijon shumë spektaklin dhe për këtë është aty, jo për të performuar në perfeksion. Për takat, ai tha me nota humori se partnerja tashmë është në një gjatësi me të.

Visi: Unë me ty po bëjmë një gabim shumë të madh që se di tani a është në favor apo në disvavorin tonë

Jora: Pse

Visi: Sepse ndryshe nga të tjerët ne nuk po zihemi

Jora: Unë kam mësuar shuëm që duhet ta shijosh, këtë e kam mësuar falë tejë

Visi: Duan dhe njërëzit ta shijojnë se boll shohin politikë e kronika të zeza, strese halle. Nëse duan të shohin Pasodoble, ata nuk shohin Vis Pupën, futen në Yotube shohin dy më të mirët në botë, Jorin Luixhinon, jo mua.

Jora: Ky është justifikim sepse ti do kërcesh fort sot

Visi: Me shku kot burri për një takë. Më tha gruaja tani ja vlen të dal më ty se je më i gjatë se unë.

Mes Armaldos dhe Marjanës duket se keqkuptimet ende nuk janë zgjidhur, megjithëse u përpoqën edhe sot. Sipas partneres së tij të kërcimit, hera e fundit nuk i arriti pritshmëritë për shkak të mosmarrëveshjeve, ndaj për natën e sotme duhet punuar fort.

Armaldo: Valsi mu duk më i thjeshtë jo shumë impenjativ nga ana fizike dhe mendova që kjo që bënë javën e fundit do ishte njësoj, por nuk ndodhi ashtu

Marjana: Ishin shumë komponentë bashkë që nuk doli mirë. Duhet të rregullojmë marrëdhënien me njëri-tjetrin në sallë, u pasqyrua edhe në skenë. Unë kam të bëj me një njëri që ka botëkuptim ndryshe nga unë, pati disa keqkuptime

Armaldo: Unë kam qenë shumë i qartë për atë që ka ndodhur

Marjana: Çdo gjë nuk është bërë me dashakeqësi

Armaldo Unë nuk kam thënë që ke bërë diçka dashakeqëse

MarjanaHatër mbetje nga ana jote. Diçka që kaloi tani

Armaldo: Ndodhi si ndodhi e lëmë pas

Marjana: Kjo ishte një ndër arsyet që ndikoi te kërcimi

Armaldo: Sa të më mbushet mendja që Marjana nuk është e infiltruar

Marjana: Nuk jam e infiltuar, duhet ta heqësh nga mendja. Unë atë ta kam thënë në mënyrë konfidencialeje, shakaje pa dashur të dëmtoj. Ti more vendimin tënd, shpresoj të kuptosh që asnjë gjë nga kto nuk është e vërtetë. Duhet të vlerësosh njerëzit që lodhen duke punuar nga 4 orë me ty

Armaldo: Je nxituar për atë që ke thënë, është problemi yt. Nuk më intereson fare që në këtë program të hynë persona të tretë.

Marjana: Unë dhe Armaldo s’kemi asgjë, zihet vjehrra me nusen, flasin prap.

Marjana: Çdo gjë që unë jam strikte, e bëj për punën. Ngaqë kam shumë stres sesi do dalë, kam përgjegjësi

Armaldo: Stres kam unë, jo ti

Marjana: Është përgjegjësi sepse unë t’i mësoj lëvizjet

Armaldo: Ti mi tregon unë i mësoj. E vërtetë është që ke përgjegjësi të madhe

Marjana: Më kanë kryqëzuar por prandaj jam e rreptë. Për ty është ky muhabet s’është për mua. Ty ti japin notat. Armaldo, deri në fund me ty unë….

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA