100 ditët në krye të rendit/ Bilanci i Ministrisë së Brendshme nën drejtimin e Taulant Ballës

27/10/2023 15:29
Foto Ilustruese

2632 persona kanë rënë në pranga në 368 operacione të ndryshme policore prej 15 korrikut kur në krye të Ministrisë së Brendshme u vendos Taulant Balla, i cili në objektivin e 100 ditëve kishte goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë dhe rendit publik ku falë angazhimit u parandaluan 23 ngjarje kriminale.

Nga duart e personave me precedent u hoqën 120 armë pa leje si dhe granata eksploziv dhe mina me telekomandë. Permanente vijon të jetë dhe lufta ndaj lëndëve narkotike ku janë asgjësuar më shumë se 180 mijë bimë narkotike dhe janë arrestuar dhe proceduar 148 autorë.

Gjatë kësaj kohe u krye dhe operacioni tempulli për goditjen e shpërndarësve të drogës në të gjithë Shqipërinë ku në pranga kanë rënë 417 persona dhe shumë të tjerë janë në kërkim.

Ky sezon turistik u cilësua i suksesshëm pasi policia menaxhoi flukset në kufij si dhe u dha ndihmë turistëve në 485 raste si edhe bllokoi 215 mjete lundruese të cilat nuk plotësonin kriteret e sigurisë apo lundronin pa dokumentacionin përkatës.

Edhe gjatë detyrës në vijim ministri I brendshëm theksoi se do të vijojë me qasje të re dhe sistematike çdo ditë për të garantuar shkolla, komunitete, rrugë, samite apo evente ndërkombëtare të sigurta.

Një angazhim serioz është edhe procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit I cili ka hyrë në një fazë të re dhe  deri më tani 61 punonjës janë arrestuar apo janë në masë sigurie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA