Në këtë episod provash vetëm një ditë para spektaklit të Dancing With the Stars, zbulohet një anë tjetër e Roerdit.
Aktori ka treguar mbi marrëdhënien e tij për partneren, Joanën, teksa balerini Eni, i kërkoi opinionin e tij për një surprizë ndaj partneres, balerinën Ensa. Teksa i tregoi sugjerimin e tij për diçka artizanale, Roerdi tregoi sesa romantik në marrëdhënien e tij.
Pjesë nga biseda
Eni: Kam një pyetje, ideja është që kemi përvjetorin unë dhe Ensa. Çfarë mund t’i bëj ndonjë gjë më jep një ide ndonjë kështu.
(Roerdi bën me shenjë për para)
Eni: Ajo e mban ekonominë e shtëpisë.
Roerdi: Sa lekë keni në bankë ju?
Eni: Me këto pyetje ti. I ke bërë ndonjëherë ndonjë dhuratë Joanës ti
Roerdi: S’mund të të kthej përgjigje.
Eni: E kam sinqerisht, çfarë mendon se mund t’i bëj ndonjë gjë.
Roerdi: Një udhëtim
Eni: Pas Dancing. Të kërcejë vetëm Arnita?
Roerdi: Mendo diçka që e ka shumë qejf, që ti mund ta bësh vetë me duart e tua. Unë çfarë s’kam bërë. Në fillimet e mia doja t’i bëja një dhuratë por nuk kisha lekë. Kisha qejf gjërat që bëheshin vetë. Bëra vetë një gjë të lezetshme, u kënaq shumë. Pra një gjë artizanale që e bën vetë. Unë mbaj gjërat e para në marrëdhënien tonë, psh. biletën e parë në kinema bashkë.
Arnita gjatë provave ka treguar diferencat mes javëve, komentet e jurisë, dhe ç’do bëjnë e ç’presin nga kjo javë.
Regjisorja që mori pikët më të mira deri më tani të premten e shkuar, pretendon që nesër të konkurrojnë tangon e cila ishte ne nivelet e perfeksionit, bazuar në vlerësimet e jurisë.
“E di si më është dukur mbrëmja e të premtes. Sikur mora pjesë në olimpiadën e fizikës dhe fitova. Ishte njësoj. Ta konkurrojm tangon është sfida jonë”-tha Arnita gjatë provave.
“Nuk duam të krahasohemi me të tjerët edhe pse janë bërë 3 kontemporane të tjera”-tha Arnita për konteporanen që do të performojë nesër.
Top Channel