Kryeministri i Hungarisë, Orban: Ka lidhje të qartë mes akteve terroriste dhe emigracionit (fotot)

26/10/2023 19:12

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se “ka një lidhje të qartë mes akteve terroriste dhe emigracionit” teksa nisej për në samitin e BE mbi rregullat e azilit në bllok.

Orban theksoi se Hungaria do t’i rezistojë planit të Brukselit për të ndarë përgjegjësinë e pritjes së azil-kërkuesve në të gjithë bllokun, si dhe të kostove të tyre.

Hungarezi është përplasur shpesh me Brukselin jo vetëm për çeshtjen e emigracionit por dhe për politika të tjera si media, të drejtat LGBTQ apo reformat në gjyqësor.

Vitin e kaluar Komisioni Evropian ndaloi miliona euro fonde për Hungarinë prej rezistencës ndaj politikave të përbashkëta, veprim të cilin Orban e krahasoi me një “sjellje e stilit sovjetik.”

“Shpresoj që gjithnjë e më shumë njerëzit në Bruksel të kuptojnë se ka një lidhje të qartë mes akteve terroriste dhe emigracionit masiv”, tha Orban para samitit dy-ditor në Bruksel.

“Ata që mbështesin emigracionin mbështesin gjithashtu terrorizmin. Ne jemi kundër terrorizmit prandaj nuk do të mbështesim emigracionin e këtij lloji”, tha ai.

Komentet e tij vijnë një ditë pas dy sulmeve terroriste në Belgjikë e Francë të kryera nga emmigrante të radikalizuar të cilëve u ishte refuzuar kërkesa e azilit.

Orban shtoi më tej: “Ne nuk duam të japim para për emigrantët dhe nuk duam të japim para për Ukrainën, për sa kohë nuk shohim një propozim me baza të shëndosha”.

Më tej ai shtoi se është në interesin e Evropës stabilizimi konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Nëse Izraeli dhe Egjipti destabilizohen, mund të kemi një vërshim emigracioni nga ai rajon drejt Evropës”, shkruan AFP.

FOTO GALERI
1/2
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se "ka një lidhje të qartë mes akteve terroriste dhe emigracionit" teksa nisej për në samitin e BE

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA