Strehimi i studentëve/ Përurohen 4 godinat e rikonstruktuara për 600 studentë

25/10/2023 15:43

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në përurimin e 4 godinave në “Qytetin Studenti”, të cilat tashmë janë  të rikonstruktuara, për 600 studentë.

“Me Kartën e Studentit jo vetëm që abonenë janë falas, por edhe gjysma e pagesës së konviktit bëhet nga Bashkia e Tiranës. Kostoja për një muaj është 55 mijë lekë të vjetra, ose 1 mijë e 500 lekë dita. Me këtë çmim nuk gjen as një hostel, por ndërkohë duke filluar nga energjia, te pastrimi, te detergjentet e çdo gjë tjetër, paguhet nga bashkia. Kemi bërë vërtet dicka që ia vlen për studentët. Unë e di që ka kërkesë gjithmonë sepse kur je student asnjëherë nuk mjafton. Por, fakti që transporti me autobus është falas, kurse me 1.500 lekë të vjetra në ditë banon në një hapësirë dinjitoze dhe komunitet të sigurt, është vërtet revolucion”.

Kryebashkiaku  tha se do vijojë puna edhe për rikonstruktimin e konvikteve të tjera.

 “Në Universitetin Bujqësor e kemi mbaruar punën, po ashtu edhe te Fakulteti i Inxhinierisë dhe Fakulteti i Mjekësisë. Por, sigurisht, këtu kampusi është më i madh. Mezi pres të vazhdojmë me disa projekte të tjera. Një prej tyre është shkolla “Kolegji i Europës”, që do ta ndërtojmë te ish parking i autobusëve. Së shpejti nxjerrim urdhërin për transferimin e terminalit nga parkingu i “Qytetit Studenti” te hyrja lindore e Tiranës në Lundër. Transferimi aty na mundëson lirimin e sheshit, ku pastaj fillojmë ndërtimin e Kolegjit të Europës”.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA