Kanadaja kërkon të ulë varësinë nga SHBA, BE i hap derën për një rol të ri, von der Leyen propozon anëtarësimin e parë të asociuar 16/09 14:33
Sirenat e sulmit ajror janë ndezur në Izraelin qendror pasi Hamasi lëshoi raketa në Tel Aviv, ende në një objektiv të pacaktuar.
Shërbimet izraelite të urgjencës kanë raportuar se deri më tani nuk është shënuar asnjë lëndim, as në qytetin e dytë më të madh të Izraelit apo vendet përreth.
Këtu përjashtohen disa njerëz që u lënduan lehtë, ndërsa po shkonin drejt strehimoreve. Ndërkohë prej ditësh në territoret e Izraelit janë ndezur alarmet të cilat kanë vënë në panik banorët vendas.
Menjëherë pas alarmeve që paralajmërojnë sulmet ajrore, izraelitët kanë rendur të strehohen në vendet e përcaktuara.
Top Channel